E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, kthehet nostalgjia per Stalinin

Stalini mund te konsiderohet ne te gjithe boten si nje nga diktatoret me te pergjakshem, por ne Rusi tek njerezit duket se po kthehet nostalgjia per te.

Votimi ne nje sondazh te organizuar nga nje prej televizioneve me te medha ne vend, mund ta nxjerre ate ne krye te renditjes se njerezve me te medhenj ne historine e Rusise.

Diktatori me origjine gjeorgjiane eshte ne vendin e trete ne sondazhin e organizuar nga kanali televiziv shteteror rus, “Rosija”, rezultati perfundimtar i te cilit do te behet publik gjate dites se sotme.

Miliona banore te Bashkimit Sovjetik vuajten kriza te gjata urie gjate kolektivizmit te detyruar te bujqesise, u ekzekutuan si armiq te popullit apo vdiqen per shkak te punes se rende e torturave gjate dominimit te Stalinit, i cili zgjati per thuajse 30 vjet deri ne vdekjen e tij ne vitin 1953.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›