E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarek Aziz dhe Ali Kimiku, serish ne gjyq

Ngrihen padi te reja kunder 20 anetareve te ish-qeverise se presidentit Sadam Husein, te cilet akuzohen per krime kunder njerezimit nga nje gjykate ne Irak.

Nder te pandehurit me te njohur jane ish-zv/kryeministri Tarek Aziz dhe Ali Hasan al-Maxhid, i njohur ndryshe si Ali Kimiku, qe eshte denuar me vdekje per akuza te tjera.

Tarek Aziz, dikur nje prej figurave te qeverise se Sadam Huseinit dhe Ali Hasan al-Maxhid, jane paditur per persekutimin e kundershtareve politike gjate qeverisjes se gjate te partise Baath.

Akuzat e reja perqendrohen ne arrestimin e gati 200 anetareve te partive politike irakiane, shumica e te cileve u burgosen apo ekzekutuan mes viteve 1981 dhe deri ne pushtimin amerikan te Irakut ne 2003.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›