Reali transferon Modriçin për 42 milionë euro

Më në fund u realizua transferimi i mesfushorit Luka Modriç në Real Madrid. Ylli kroat, 26 vjeç është nisur në drejtim të qytetit spanjoll për t’ju nënshtruar vizitave mjekësore para nënshkrimit të kontratës deri më 2017.
Lajmi është bërë i ditur nga të dyja klubet që kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 42 milionë euro, 35.5 dhe 6.5 në bonus. Tani, nga Reali pritet të largohet Leite Kaka i cili spekulohet me rikthim në Milan.
Kurse për pasardhës të Modriçit, Tottenhami kërkon brazilianin e Shakhtar Donetskut, Willian.