Kuqi dëshiron të zbavitet në Hibernian

Shefki Kuqi dëshiron të zbavitet në Hibernian dhe t’i kënaqë tifozët e këtij ekipi me paraqitjet e tij, pasi e kompletoi transferimin te ekipi skocez, i teti me radhë këtë verë. Sulmuesi kosovar nuk preferon ta krahasojnë me Mixu Paatelainen, ish futbollistin e njohur finlandez, që në të kaluarën kishte një eksperiencë të shkëlqyeshme në këtë ekip.
“Kam dëgjuar fjalë të mira për Mixu, secili e kujton tregolëshin që e kishte shënuar ai ndaj Hearts. Mirëpo, ajo që dua ta them është se unë jam ai që jam, vetëm dëshiroj të jem vetvetja dhe ta jap më të mirën për ekipin. Gjërat që kanë shkuar i përkasin të së kaluarës, unë dëshiroj që me paraqitjet e mia të zbavitem dhe t’i kënaq tifozët e Hibs”, theksoi ish përfaqësuesi finlandez për mediat skoceze.
“Mezi po e pres këtë sfidë. Javën e kaluar e pash ndeshjen . Fansat janë mjaft të mirë dhe të zhurmshëm, shpresojmë të kemi suksese dhe t’i rikthejmë ata në stadium me ndjenjën që duan ta kenë. E di se kishin një ndjenjë të hidhur sezonin e kaluar, por si lojtar dëshiroj ta jap më të mirën për t’i bërë ata të lumtur”, përfundoi 35 vjeçari.