E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, njerëzit në rrugë kundër Putinit dhe varfërisë

Protesta

Policia ruse ka ndërhyrë për të shpërndarë një demonstratë të opozitës në Moskë, gjatë ditës së djeshme. Bëhet fjalë për një nga 50 grumbullimet masive të njerëzve që janë mbledhur për të protestuar kundër rënies së standardit të jetesës nën qeverisjen e Putinit. Një koalicion i grupeve të opozitës ka organizuar të ashtuquajtur në “Dita e Rebelimit” me shtrirje në të gjithë vendin për të protestuar për përkeqësimin e kushteve të jetesës. Bëhet fjalë për protesta që gjithsesi nuk mund të konsiderohen si gjithëpërfshirëse edhe pse janë tregues i durimit që po sos te njerëzit. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një lëvizje të vërtetë dhe të organizuar, të paktën sipas disa burimeve opozitare, të cilat parathonë se shumë shpejt njerëzit do të jenë më të ndërgjegjësuar dhe më të organizuar. Protesta janë organizuar edhe në portin e Vladivastokut, në Shën Petërburg dhe qytete të tjera. “Njerëzit nuk kanë punë dhe janë të ngopur me fjalë”, thotë një inxhinier i pakënaqur nga rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe e faturave. Zgjedhjet e fundit lokale treguan se mbështetja për partinë e Putinit ka rënë ndjeshëm me fillimin e krizës që ndaloi në mënyrë të ndjeshme rritjen e ekonomike që pësoi vendi këto 10 vitet e fundit.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›