E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, pakësohen shpresat për të mbijetuarit në det

Një ditë pas përmbytjes së platformës naftënxjerrëse detare me 67 punëtorë në të, forcat ruse të shpëtimit po vazhdojnë kërkimet intensive për të mbijetuar, por lajmëruan se ka shumë pak gjasa të gjejnë ende të gjallë ndonjë prej të humburve.
14 të mbijetuar dhe 14 trupa janë gjetur në vendngjarje, ndërsa 39 persona janë konsideruar të zhdukur, pas aksidentit të ndodhur në platformën e Kolskajës, pranë Ishujve Sakhalin, në lindje të Rusisë.

Temperaturat gjatë natës kanë rënë në zonë deri në -25 gradë, ndërsa një pjesë e detit është ngrirë. “Në këto kushte, duhet një mrekulli që të gjejmë ende njerëz të gjallë. Pesë gomone shpëtimit janë rikuperuar, por të gjitha të boshatisura.

E përballur me erëra të forta dhe me dallgë deri 12 metra, struktura e plarformës pësoi një dëmtim të dielën dhe u shëmb disa orë më pas. Ajo ndodhet 200 kilometra nga bregu më i afërt i tokës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›