E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia blen trena të shpejtë gjerman

Kompania kombëtare hekurudhore e Rusisë nënshkroi sot një kontratë për blerjen e tetë trenave me shpejtësi të lartë nga kompania gjermane Siemens për 387 milionë dollarë.

Lajmi u bë i ditur nga agjensia ruse e lajmeve Interfax, e cila theksoi gjithashtu se marrëveshja përcakton se kompania Sony do të realizojë edhe mirëmbajtjen, duke e çuar vlerën e përgjithshme të marrëveshjes në 780 milionë dollarë.

Drejtori rus hekurudhor, Vladimir Yakunin, citohet të ketë thënë se trenat e parë do të dërgohen në Rusi nga janari i vitit 2014, kohë e përshtatshme për të dhënë një dorë ndihmë në sigurinë në vend në prag të Lojërave Olimpike Dimërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›