E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, rrëzohet avioni me 43 pasagjerë në bord

Aksidentit i mbijetuan 11 persona ndërsa 32 pasagjerët e tjerë humbën jetën, tha Ministria ruse e Emergjencave e cituar nga “BBC”-ja.

Avioni i tipit ATR-72 turbohelikë sapo ishte ngritur nga qyteti Tyumen dhe po fluturonte për në qytetin e pasur me naftë, Surgut.

Zyrtarët thanë se 39 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-02 09:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›