E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, dy të rinj mbyten në lumë, kërkim për trupat

Mëngjesin e sotëm, policia dhe polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të të rinjve. Viktima janë shtetasi Ervis Sali dhe Bledar Sinometi, të dy 20-vjeçar, të cilët janë mbytur aksidentalisht në ujërat e lumit orët e vona të pasdites së të dielës.

Lumi në këtë zonë është tejet i ndotur dhe i mbushur me mbeturina të shumta, çka vështirëson kërkimet për nxjerrjen e trupave.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat RENEA, teksa po punohet për heqjen e materialeve plastike. Zona ku po zhvillohen kërkimet ka një thellësi prej 4 metrash dhe sipërfaqe 100 metra. Të rinjtë po mblidhnin kanoçe në breg të lumit, teksa kanë përfunduar aksidentalisht brenda tij duke u mbytur. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-02 09:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›