E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, rrëzohet avioni, vdesin 36 persona

Një avion rus është rrëzuar këtë të mërkurë në qytetin Jarosllav, rreth 200 km larg Moskës. Policia bëri të ditur se 36 nga 37 pasagjerët e avionit kanë mbetur të vdekur, ndërsa një person tjetër nuk është gjetur ende. Në avion, udhëtonin pjesa më e madhe e skuadrës së hokejit “Lokomotiva”.

Forcat ajrore bënë me dije se avioni i tipit Yak-42 u rrëzua dhe u dogj gjatë nisjes në një aeroport në afërsi të qytetit Jarosllav. Avioni u rrëzua 500 metra pas nisjes nga aeroporti, ndërsa pjesët e tij dhe viktimat kanë rënë mbi lumin Vollga
 

Skuadra e “Lokomotivës” po udhëtonte drejt Minskut, kryeqytetit të Bjellorusisë, për ndeshjen kundër Dinomos, për hapjen e sezonit të kampionatit kontinetal të hokejt. Në skuadrat bënin pjesë edhe lojtarë të huaj si nga Suedia, Polonia, Ukraina, Republika Çeke, Gjermania dhe Bjellorusia etj, ndërsa pjestari më i ri i skuadrës ishte 20 vjeçari nga Rusia.
 

Presidenti rus Dimitri Medvedev kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti nuk bëhen ende të ditura. Por, aksidentet ajore në Rusi nuk kanë qenë të rralla, dhe siguria e këtyre udhëtimeve nuk është nga më të lartat, në qershorin e këtij viti një tjetër avion u rrëzua, duke shkaktuar 44 viktima. Medvedev, ka premtuar një vëzhgim më të hollësishëm të kësaj industrie, e cila i përket erës sovjetike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›