SHBA, Obama 300 mld dollarë për planin e punësimit

Presidenti Barak Obama pritet që të propozojë një paketë prej 300 miliardë dollarë, në shpenzimet federale dhe shkurtimin e taksave, për shpëtimin e vendeve të punës në SHBA. Kjo është ajo çfarë pritet të dëgjojnë amerikanët në fjalimin e Obamës në Kongres më 8 shtator, për ringritjen e ekonomisë amerikane. Plani i tij pritet të përfshijë investime në infrastrukturë, përmes lehtësimeve fiskale dhe ndihmës së drejpërdrejtë për shtetet dhe administratat lokale.
Obama ka bërë thirrje edhe për investimin e projekteve publike, si p.sh konstruktmi i shkollave. Specialistët e këtij plani kanë deklaruar se shpenzimet do të jenë deri në 50 miliardë dollarë, por Shtëpia e Bardhë propozon për shpenzime më të ulta.
Këto shpenzime do të kalojnë vlerën prej 300 miliradë dollarë, dhe propozimet e bëra shkojnë nga 400 deri në 500 miliardë dollarë. Por në një ekonomi prej 15 trilionë dollarë, 300 miliardë të tilla janë vetëm 2 përqind e GDP. Këto propozime vijnë në momentin, kur raporti për punësimin në muajin gusht, tregoi një vlerë prej zero rritje. Ndërkohë që shifrat e papunësisë qëndrojnë në vlerat e 9. 1 përqind.
Ky fjalim do të jetë një ndër më të rëndësishmit në jetën presidenciale të Obamës, pasi shumë amerikanë kanë shprehur mosbesimin ndaj figurës së tij. Rreth 60 për qind e tyre mendojnë se nuk është bërë mjaftueshëm për planin e punësimit, dhe ajo ç`ka është e sigurt se ky plan do të jetë edhe pika e fortë ose e dobët e Obamës në zgjedhjet presidenciale dhe për fitoren ose dështimin e tij.