SHBA, Paneta: S`ka vendim për trupat amerikane në Irak

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka mohuar që administrata Obama të ketë marrë vendim për mbajtjen e trupave amerikane në Irak përtej afatit të fundit të tërheqjes së tyre, të përcaktuar për fundin e këtij viti. Gjatë një vizite në Nju Jork, Paneta konfirmoi që nuk është marrë ende asnjë vendim.
Komentet e tij pasuan raportet e mediave, sipas të cilave Paneta mbështet planin për mbajtjen e 3000 apo 4000 trupave amerikane në Irak përtej fundit të këtij viti. Shtëpia e Bardhë njoftoi një ditë më parë se është ende në pritje të kërkesës të qeverisë irakiane për një mision trajnues të Shteteve të Bashkuara.
Si reagim ndaj këtyre raporteve, tre senatorë të njohur amerikanë-Xhon Mek Kejn, Xho Liberman dhe Lindsej Grehem, përmes një deklarate të përbashkët thanë se një forcë amerikane e përbërë nga 3000 trajnuesë do të ishte shumë më e vogël nga mbështetja që, sipas udhëheqësve të ushtrisë amerikane, i nevojitet ushtrisë dhe qeverisë së Irakut.