E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi shpallet fajtor ish- manjatin e naftes Khodorovky

Ish- manjati i naftës ruse shpallet sërish fajtor. Gjykata në Moskë e ka shpallur kësaj here fajtor për përvetësim të tonelatave të arit të zi, Mikhail Khodorkovskin, ish- shefin e kompanisë së naftës Jukos, dhe partnerin e tij të biznesit, Platon Lebedev. Ky ishte procesi i dytë gjyqësor kundër Khodorkovskit, i cili prej vitit 2003 gjendet në burg, në vuajtje të dënimit për vjedhje dhe evazion fiskal.

Në procesin e dytë, i cili ka zgjuar sërish  interesin ndërkombëtar, për të vlerësuar qëndrimin e Medvedev,  Khodorkovski dhe Lebedev u shpallën fjatorë për vjedhje të 218 milionë tonë naftë. Leximi i vendimit pritet të zgjasë gjatë ndërsa të dy të akuzuarit mund të dënohen me 14 vjet burg, sa kanë kërkuar prokurorët.

Për vite me rradhë çështja Yukos është konsideruar si e orkestruar nga Kremlini për të nxjerë jashtë lojë një  biznesmen që gjykohej si tepër i pavarur e që financonte opozitën pa u druajtur nga ish- presidenti Vladimir Putin, sot kryeministër. Akuzat e formuluara lejuan një proces pa juri,  cka ngriti pyetje mbi tranparencën e tij. Menjëherë avokatët mbrojtës të ish- manjatit të naftës bënë të ditur se do ta apelojnë vendimin.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e hënë , 27 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›