E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dora e ngrohte festa e fundvitit. Taci Oil shperndan dhurata

Ne kete fundviti, atmosfera festive ka qene e pranishme edhe mes femijeve te qendres ditore “Dora e ngrohte” ne Tepelene. Ne nje koncert festiv te organizuar nen kujdesin e veçante te drejtuesit te saj Gjon Dervishi si dhe te donatorit kryesor, grupi “Taci Oil”, femijet e kësaj qendre te cilet jane me aftesi te kufizuar mendore dhe fizike, per me shume se nje ore kane shijuar atmosferen  qe sjellin festat, ashtu si dhe femijet e tjere ne te gjithe vendin, nderkohe qe per ta jane shperndare edhe dhurata.

Drejtuesi i qendres Gjon Dervishi, ka percjelle nje urim per te gjithe femijet si dhe per familjen Taci, e cila per  vite me radhe ka treguar përkushtim dhe ka ofruar ndihme per keta femije.

"Uroj gjithë familjet, gjithë fëmijët me aftësi të kufizuar në gjithë Shqipërinë, uroj për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, gëzuar dhe qoftë një vit i mbarë viti 2011. Më lejoni që të uroj në mënyrë të vecantë familjen Taci, dhe personilisht zotin Rezart, për këtë mbështetetje maksimale që ka bërë për fëmijët tanë në qendrën ditore ‘Dora e Ngrohtë’ në qytetin e Tepelenës. Edhe një herë uroj gëzuar, gëzuar, gëzuar dhe qoftë viti 2011 viti i sukseseve në punën tuaj" tha Dervishi.

Koncertin festiv qe kane percjelle femijet e qendres “Dora e ngrohte” e kane pershendetur dhe kryetari i bashkise Tepelenë, perfaqesuesit e shërbimeve sociale ne kete qytet, si dhe  autoritetet e arsimit, te cilet krahas urimeve qe ju kane percjelle atyre per nje vit sa me te mbare, kane percjelle edhe apelin se do te jene bashkepunetore, krahas donatoreve te qendres,  me qëllimin e vetem qe te shohin femije pa probleme.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›