Sulmet në kisha, Papa Benedikti: Dhuna absurde

Papa Benedikti XVI ka dënuar ashpër sulmet e ndërmara ndaj kishave në Nigeri dhe në Filipine, që u regjistruan gjatë festës së Krishtlindjes, por edhe sulmin vetëvrasës që ndodhi të dielën në Pakistan. Kreu i Kishës Katolike i cilësoi këto akte si një dhunë absurde.
"Dëshiroj të shpreh nga zemra keqardhjen time për viktimat e këtyre akteve absurde të dhunës, por edhe që të ripërsëris apelin për braktisje të rrugës së urrejtjes, dhe në vend të saj të kërkohet një zgjidhje paqësore e konflikteve”, tha Benedikti për besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
Përleshje të ashpra u regjistruan ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në qytetin Jos të nigerisë. Disa godina u përfshinë nga flakët dhe nga konfliktet të paktën jnë person humbi jetën dhe shumë të tjerë u palgosën. Konfliktet sektare pasuan sulmet me bomba në rajon që provokuan më shumë se 32 të vdekur dhe 72 të palgosur.
Ndërkaq zyrtarët e Pakistanit thanë se autor i sulmit vetëvrasë në qendrën e agjencisë për ushqim të Kombeve të Bashkuara, ka qenë një grua.
Sulmi ndodhi në kohën kur njerëzit po merrnin ndihma nga qendra e Programit Botëror të Ushqimit në rajonin Baxhaur afër kufirit me Afganistanin. Edhe sekretari i përgj i OKB-së, Ban Ki-mun tha se është i tmerruar nga akti i terrorizmit i drejtuar kundër njerëzve të pafajshëm".