E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, sot dalin në shesh mbështetësit e Putinit

Një ditë pas protestës kundër Putinit, manifestimi më i madh në shesh që nga viti 1993 në Rusi, partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit rus ka lajmëruar për ditën e sotme një manifestim poshtë mureve të Kremlinit, në afërsi të Sheshit të Kuq.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj partie.

Sipas gazetës "Vedomosti", parashikohet që rreth 30 mijë mbështetës të marrin pjesë në këtë manifestim.

Qeveria ruse konsideron se mashtrimet e denoncuara me zgjedhjet nga opozita kanë të bëjnë me një numër të limituar votash dhe nuk mund të vënë në diskutim në asnjë mënyrë rezultatin e zgjedhjeve legjislative.

Kështu është shprehur zëdhënësi i kryeministrit Putin duke shtuar se numri i votave të kontestuara arrin 0.5% të totalit.

“Edhe pse ka disa dyshime në asnjë mënyrë nuk mund të vihet në diskutim legjitimiteti dhe rezultatet përfundimtare”, deklaroi Dimitri Peskov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›