Integrimi, miratohet plani i ri i veprimit

Miratohet me konsensus plani i veprimit për plotësimin e rekomandimeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ndërkohë që në janar është njoftuar zbatimi i axhendës së re.
Shumica dhe opozita në komisionin e integrimit kanë votuar pro draftit të ri, hartimi i të cilit pritet të përfundojë në janar.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i cili ndoqi punimet e komisionit të integrimit ka theksuar se diskutimet e sotme janë tregues i perspektivës europiane.
“Shpreh kënaqësinë e BE për bashkëpunimin PS-PD për 12 rekomandimet. Diskutimet në Komisioni i Integrimit më inkurajojnë për perspektivën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian” ka theksuar Sequi.
Më herët Ministrja e Integrimit Majlinda duke raportuar në komision në lidhje me zbatimin e 12 prioriteteve, ka theksuar se në grupin e punës që do të merret me draftin nuk do të shmanget as komisioni i integrimit dhe as ministria përkatëse ndërsa shtoi se në këtë proces do të ketë përfaqësues nga të gjitha institucionet si dhe nga shoqëria civile.
Sipas saj, grupi i punës do shohë si po ecën zbatimi i rekomandimeve, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare.
"6 rekomandime nga 12 të vendosura janë përgjegjësi direkt e ministrisë që unë drejtoj. 5 nga prioritetet janë ligjet me 3/5 dhe kanë të bëjnë me situatën politike në vend u shpreh ministrja Bregu ndërsa ka shtuar se duhet dakordësi politike në hartimin e planit të veprimit
.
Ndërkohë përfaqësuesit e PS-së në komision kanë deklaruar se rekomandimet nuk duhen ndarë, por duhet gjetur një formulë bashkëpunuese për arritjen e objektivit, marrjen e statusit kandidat. “Kemi humbur shumë kohë. Shumë gjëra na ndajnë por na bashkon integrimi” kanë theksuar përfaqësuesit e PS-së.