E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, sulm kamikaznë aeroportin e Moskës31 të vdekur

MOSKË- Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm kamikaz i ndodhur rreth orës 16:20 në pjesën ndërkombëtare të aeroportit kryesor të Moskës, Domodedovo.

Një burim policor i tha agjencisë Interfax se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës. "Shpërthimi ndodhi në terminalin ndërkombëtar në pjesën ku pranohen valixhet", ka thënë një zyrtare e ekipit të angazhuar për hetime.

Aeroporti në fjalë ndodhet rreth 40 kilometra në juglindje të qendrës së qytetit dhe është shumë i populluar me punonjës të huaj dhe turistë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e emergjencës dhe ambulancat për të dërguar të plagosurit në spital. Sipas gazetarit të agjencisë së lajmeve Ria, Novosti aeroporti është mbuluar nga tymi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›