Vendimi i FSHFtë mërkurën riniskampionati i futbollit
TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur dje rinisjen e kampionatit, pas ndërprerjes në fundjavë si rrjedhojë e ngjarjeve të ndodhura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dy takimet Elbasani-Dinamo dhe Shkumbini-Teuta, që ishin në program për ditën e diel, do të luhen nesër, ndërkohë që sfida kryesore e javës së 17-të, ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut, do të zhvillohet të enjten, më 3 shkurt.
Ndërkohë, shefi i Garave Shulku ka bërë të ditur se në fundjavë ndeshjet do të luhen rregullisht. “Një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën dhe tre të dielën, - tha ai. – Ndërprerja fundjavën që shkoi nuk varej vetëm nga ne, por edhe nga fakti se forcat e policisë ishin të lodhura dhe nuk donim të krijonim probleme të tjera”, shtoi Shulku.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)