Vietnamezët protestojnë kundër Kinës

Qindra vietnamezë kanë protestuar edhe sot kundër Kinës për javën e tretë me radhë pas tensioneve në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore.
Të dy vendet së fundi kanë kryer në këtë zonë ushtrime ushtarake. Rreth 300 persona në afërsi të Ambasadës kineze në kryeqytetin vietnamez, Hanoi, kanë marshuar në rrugë duke thirrur, “poshtë Kina”, dhe duke kërkuar që fqinji i tyre i fuqishëm verior të qëndroj jashtë territorit të Vietnamit.