E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia Bërthamore, Japonia kërkon vënien në punë të centraleve

Centralet bërthamore japoneze mund të rifillojnë të funksionojnë theksoi ministri japonez i Industrisë , i cili nënvizoi se masa të tjera sigurie janë vënë në zbatim pas incidentit të Fukushimës.
"Nëse centralet bërthamore nuk mund të funksionojnë, ndërkohë që ka masa sigurie atëherë kjo mund të sjellë paralizimin e industrive dhe të ngjallë shqetësim tek japonezët" deklaroi ministri i industrisë Banri Kaieda në një dalje para mediave.
"Kërkoj që centralet bërthamore të rifillojnë sërish punën. Nëse do të jetë e nevojshme do të shkoj në komunitete për tua shpjeguar banorëve" theksoi Kaieda duke u bërë thirrje për bashkëpunim.
Ndërkohë disa central bërthamore u mbyllën pas tërmetit të 11 marsit dhe cunamit që shkaktuan dhe incidentin e Fukushimas.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›