E Diel, 1 Nëntor 2026

Cameron: Prindërit që braktisin fëmijët duhet të demaskohen

Prindërit që braktisin fëmijët duhet të "damkosen" nga shoqëria në të njëjtën mënyrë si ndëshkohen shoferët e dehur. Deklarata është bërë nga kryeministri britanik David Cameron.
"Prindërit që largohen duhet të ndjejnë forcën e plotë të turpit për veprimet e tyre", tha Cameron.
Në një shkrim në "Sunday Telegraph" në kuadër të Ditës së Babait, Cameron tha se është e papranueshme që nënat të rrisin të vetme fëmijët e tyre.
ndër të tjera kryeministri shtoi se është i vendosur të mbajë premtimin e tij elektoral për heqjen e taksave për ciftet e martuara.
Por kjo politikë është hedhur poshtë nga koalicioni qeverisës, për shkak të kundërshtimeve të Liberal Demokratëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›