Skandali mediatik në Londër, Murdoch drejt blerjes se BSkyB

Manjati i medias së shkruar dhe asaj elektronike, Robert Murdoch po vazhdon qëndrimin në Londër në një përpjekje për të minimizuar pasojat që do të sjellë mbyllja pas 168 vjetësh e gazetës më të madhe në Britani, "News of the World".
Sipas mediave britanike mbyllja e gazetës më të madhe në Britani vjen në një kohë kur pronari i saj Robert Murdoch synon blerjen e rrjetit satelitor BSkyB nga kompania News Corp.Pas ngjarjes që ka shokuar opinonin publik në Britani ka reaguar edhe lideri i Laburistëve, Ed Miliband, i cili ka kërkuar nga Murdoch që të heqë dorë nga blerja e rrjetit BSkyB.
Miliband tha se bisedimet për shitjen e rrjetit satelitor BSkyB duhen ngrirë deri në zbardhjen e plotë të skandalit të përgjimeve.
Ndër të tjera Miliband i bëri thirrje kryeministrit David Kameron që të ndërhyjë për të ndaluar bisedimet mes Murdoch dhe kompanisë Neës Corp për blerjen rrjetit satelitor, ndërsa paralajmëroi se nëse kryeministri nuk do të reagojë, laburistët do të kërkojnë diskutimin e kësaj çështjeje në parlament.