Aletatet takim me Ramen per fushaten elektorale

Kryetari i Partisë Socialiste mblodhi sot krerët e partive aleate për të diskutuar mbi gjedhjet e 23 qershorit. Takimi është mbajtur në selinë rozë, nën prezencën e kreut të PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kordinatori Preç Zogaj dhe kreu i PSV 91 Spartak Koçi.
Ajo çfarë ra në sy në këtë takim mes aleatëve të opozitës ishte mungesa e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, mungesë e cila u justifikua nga aleatët se erdh për arsye teknike. Në fokus të bisedimeve ka qenë përgatitja për fushatën zgjedhore si dhe përcaktimi i koalicioneve parazgjedhore.
“U diskutua mbi rrugën që do të ndjekë opozita shqiptare për të hyrë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është fillim i mbarë. Tashmë e rëndësishme është që opozita ka një platformë bindëse. Më pas do të diskutohet edhe marrëveshja për formën e bashkëpunimit. Ka një marrëveshje për të realizuar fitoren në zgjedhje dhe një për të qeverisur vendin në zgjedhjet e ardhshme”, bëri me dije kreu socialdemokrat Gjinushi, pas takimit.