Pakistan shtetrrethim ne funeralin e politikanit

Kryeministri Yousuf Raza Gilani iu bashkua kortezhit në qytetin e Lahores, pavarësisht kërcënimeve për sulme kamikaze prej aktivistëve të Al-Qaeda. Shteti islamik ka shpallur tre ditë zije kombëtare.
Taseer, një prej politikanëve me më shumë peshë në vend, u vra nga truproja e tij pas kundërshtimit ndaj ligjit të blasfemisë, i cili parashikon dënimin me vdekje për të gjithë ata që ofendojnë islamin.
Disa lidera fetarë ekstremistë përgëzuan vrasjen e guvernatorit të krahinës së Punjabit në Islamabad. Kryeministri Gilani bëri thirrje për qetësi dhe unitet në fjalimin e mbajtur gjatë funeralit, por situata në vendin e përfshirë nga një krizë politike që përpara atentatit duket se mund të degradojë.
Vrasja e Salman Taseer-it konsiderohet si një sulm ndaj lirisë së shprehjes në Pakistan, një vend i përfshirë prej një dekade në një luftë të përgjakshme me aktivistët e Al-Qaeda, pranë kufirit me Pakistanin.