E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni nje ore me djajte Ronaldinjo nuk stervitej

Berluskoni Kasano eshte talenti me i madh italian. Milani te enjten do te perballet me Kaljarin

Silvio Berluskoni i dha lamtumiren Ronaldinjos dhe mirepriti Antonio Kasanon tek Milani. Presidenti i kuqezinjve kaloi dje nje ore 1030 deri ne 1130 me lojtaret e tij ne Borghesiana te Romes aty ky te besuarit e Alegrit po pergatiten per takimin e pare te 2011-s djajte do te luajne te enjten ne Sardenje ndaj Kaljarit. Numri nje i skuadres qe aktualisht kryeson Serine A tregoi se vete Dinjo kerkoi te largohej nga Italia Me vjen keq per Ronaldinjon. Ai mendoj une eshte lojtari me i madh ne bote per sa i perket shpejtesise se ekzekutimit ne fushe te asaj cka mendon ne moment me tru. Largimi drejt Brazilit ka qene nje zgjedhje e tij. Me tej Berluskoni pranoi per here te pare se vendimi i Milanit per te hequr dore nga sherbimet e numrit 80 qe ka qene njeri prej lojtareve me te dashur per Berluskonin ka qene i drejte Ronaldinjo eshte nje djale shume i mire - shpjegoi Kryeministri i Italise per Milan Channel. - Une i uroj qe te luaje deri ne moshen 35-vjecare edhe pse me duhet te shtoj se nje gje te tille do te mund ta beje vetem nese do te njohe edhe nje here lodhjen ne stervitje gje qe kohet e fundit e ka harruar.

Pato mos u demto me

Me tej Berluskoni pershendeti skuadren dhe teknikun Alegri me te cilin bisedoi per plot 30 minuta. Une ju falenderoj per vendin qe zini ne tabelen e klasifikimit - tha Berluskoni. - Tani shpresoj qe te ruajme te njejtin pozicion deri ne qershor. Pas ketij urimi numri nje i Milanit iu drejtua Kasanos dhurates se Vitit te Ri Jam shume i lumtur qe te kemi ketu. Ti je talenti me i madh italian. Ne fund numri nje i kuqezinjve beri shaka me Paton Ne moshen qe je tani nuk duhet qe te demtohesh asnjehere.

Fitore per Italine

Milani qe fiton i ben mire Italise - vazhdoi Berluskoni. - Futbollistet e Milanit kane pergjegjesi te madhe ata duhet te fitojne ne radhe te pare duke fituar jane edhe me te lumtur ndersa se dyti ata me tri piket bejne te lumtur Milanin tifozet presidentin dhe parlamentaret. Kur fiton Milani ne Parlament shohim fytyra te qeshura. Fitoret e Milanit ne Evrope i bejne mire shtetit tone. Ne Evrope jemi te barabarte me te gjithe rivalet tane. Nuk shoh asnje skuader qe ne merkaton e janarit mund te behet aq e forte sa te na rivalizoje.

Robinjo eshte gati

Ne takimin e radhes skuadra e Milanit duhet qe te beje pa sherbimet e Zllatan Ibrahimovicit i pezulluar per shkak kartonesh. Keshtu skuadra kuqezi deri diten e djeshme ishte ne alarm per sa i perket repartit sulmues. Themi deri dje duke qene se demtimi i Robinjos u perplas me kamerat gjate miqesores qe zhvilloi Milani me Al Ahlin cka i shkaktoi dy te cara qe menjehere iu qepen nga mjeket mendohej te ishte me serioz nderkohe qe pas ekzaminimeve te fundit mjeket e skuadres nga Milanoja konstatuan se lojtari brazilian mund te udhetoje drejt Sardenjes. Edhe ne aeroportin e Romes lojtari ka ecur vete keshtu qe perballe Kaljarit do te mund te luaje perkrah Kasanos pa asnje mase mbrojtese.

Seria A java e 18-te

Te enjten

1230 Juventus-Parma

1500 Breshia-Cezena

1500 Xhenova-Lacio

1500 Bolonja-Fiorentina

1500 Lece-Bari

1500 Kaljari-Milan

1500 Palermo-Sampdoria

1500 Roma-Katania

1500 Udineze-Kievo

2045 Inter-Napoli

Klasifikimi

Pike Nd.

1 Milan 36 17

2 Napoli 33 17

3 Lacio 33 17

4 Juventus 31 17

5 Roma 29 17

6 Palermo 27 17

7 Inter 23 15

8 Sampdoria 23 16

9 Udineze 23 17

10 Kievo 21 17

11 Xhenova 21 16

12 Katania 21 17

13 Kaljari 20 17

14 Bolonja 20 17

15 Fiorentina 19 16

16 Parma 19 17

17 Breshia 15 17

18 Cezena 15 16

19 Lece 15 17

20 Bari 11 17

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›