Transmetimet dixhitale, opozitë-mazhorancë debate në komision
Projektligji për trasmetimet dixhitale shkakton diskutime mes opozitës dhe mazhorancës. Kryetarja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Valentina Leskaj, u shpreh se kërkesa për shtyrjen e miratimit të këtij projektligji nuk është e arsyeshme. Leskaj deklaroi se qëndrimi i mazhorancës është krejt i ndryshëm nga kërkesat e mëparshme.
Ndërkohë që Mark Marku nënkryetari i Komisionit të Medias e shpjegoi qëndrimin kundër miratimit të projektligjit, me arsyetimin e një cilësie më të mirë.
Para pak kohësh para komisionit të medias grupet e interesit kanë bërë propozimet e tyre, sa i përket këtij ligji.