E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi fiton "in-extremis", shpreson edhe Fenerbaçe

Ndoshta nuk ka qenë spektakli i Championsit, por edhe Liga e Europës mbrëmë ka dhuruar emocionet e saj. Çelsi është favoriti për të fituar këtë trofe dhe këtë e tregoi që në ndeshjen e parë në Zvicër kundër Bazelit, teksa në sekondat e fundit të ndeshjes ka fituar 2-1, duke hedhur një hap drejt finales së këtij kompeticioni. Në fillim të ndeshjes ka shënuar Moses për anglezët dhe e mbyllin në avantazh pjesën e parë. Në fund të takimit, pikërisht në minutën e 87-të, Bazeli barazon dhe u duk se ndeshja do të përfundonte në barazim, por në limitin e takimit Luiz i jep fitoren Çelsit. Ndërsa në Turqi kanë fituar ven-dësit. Fenerbaçe i është gëzuar golit të Korkmazit, kur në fundin e pjesës së parë kishte humbur një 11-metërsh. Gjithsesi, edhe pse është një rezultat i mirë, kualifikimi për në finale mbetet i hapur. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›