E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç, Putin: Për Kosovën vendos OKB, të zbatohet rezoluta 1244

Presidentët e Rusisë dhe Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe Vladimir Putin pas një takimi në Soçi janë pajtuar se për Kosovën duhet të vendosin Kombet e Bashkuara dhe se bazë për këtë duhet të jetë rezoluta 1244.
 

“Serbia përballet me heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kemi hyrë në bisedime me institucionet e përkohshme në Prishtinë që qytetarët tanë të jetojnë më mirë, mirëpo nuk mund të marrim pjesë në bisedime të cilat forcojnë pavarësinë e Kosovës”, tha Nikoliç.
 

Ndërkohë Putin deklaroi se Rusia beson se zgjidhja për Kosovën do të negociohet në bazë të rezolutës 1244.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›