E Diel, 1 Nëntor 2026

“Medicus”: Dervishi pranon se ka asistuar “Dr.Vampirin”

Mbrojtja e Lutfi Dervishit e ka pranuar se ai ka marrë pjesë në transplantime të veshkave, si asistent i mjekut turk, Yousuf Somnez, në të paktën një rast.
 

“Ne e pranojmë që dr. Dervishi ishte asistent i dr. Somnezit në transplantimin e veshkës për Bezalal Shafranin”, tha avokati Linn Slattengren, para jurisë.
 

Edhe disa seanca më parë, avokati i Dervishit e kishte pranuar se klienti i tij kishte asistuar në disa transplantime. Seanca e radhës në këtë çështje do të vazhdojë të enjten rreth orës 9:00.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›