E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi në pjesën qëndrore të SHBA-së

Shërbimi Kombëtar i Motit i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se një stuhi e madhe, prej të cilës mendohet të kenë humbur jetën të paktën 6 persona, ka përparuar më në thellësi të pjesës qendrore të vendit.

Sipas këtij shërbimi kushtet e vështira kanë detyruar mbushjen e shpejtë të hoteleve përgjatë rrugëve kryesore midis pjesës lindore të shtetit të Nju Meksikos dhe shtetit të Kansasit dhe se ka patur shumë telefonata për ndihmë nga drejtuesit e automjeteve në Teksasin verior.

Shteti i Nju Meksikos ishte zbardhur nga 60 centimetra borë, ndërkohë që në disa zona të Kolorados ka njoftime se bora arrin deri në nivelin e tre metrave. Parashikimet thonë se stuhia do të përfundojë së shpejti.

Rreshjet e borës janë mirëpritur nga banorët në disa zona, si Oklahoma dhe Teksasi, të cilat kanë vuajtur periudha të gjata thatësire.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›