E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i Ligës Arabe pritet të mbërrijë në Siri

Zyrtarë të Ligës Arabe pritet të arrijnë sot në Siri, për të bërë të mundur përgatitjen e vëzhguesve të planit arab për paqe.
 

Delegacioni i Ligës Arabe pritet të mbërrijë një ditë pasi aktivistët e quajtën një prej ditëve më të përgjakshme në nëntë muajt e protestës kundër sundimit të Bashar al-Asadit.
 

Vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut kanë treguar se forcat siriane kanë vrarë 111 civilë dhe aktivistë gjatë ditës së djeshme.
 

Franca i cilësoi vrasjet si masakër, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se autoritetet siriane në mënyrë flagrante kanë shkelur zotimin e tyre për t`i dhënë fund dhunës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›