Projektligji për vrasjet e armenëve, tension mes Franës e Turqisë
Rriten tensionet mes Francës dhe Turqisë në lidhje me projektligjin për vrasjen e armenëve.
Ligjbërësit francezë kanë propozuar një projektligj i cili i cilëson vrasjet e më shumë se 1 milionë armenëve nga Turqia në kohën e Luftës së Parë Botërore ishte genocid.
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës do të debatojë sot për këtë projektligj.
Turqia ka paralajmëruar se nëse projektligji miratohet, do të dëmtohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan tha se sot gjatë ditës do t`i bëjë të ditur disa prej masave të para kundër Francës.