Rusia - nga Çernobili, deri në luftën e Gjeorgjisë

Së fundmi shpërthimi i një centrali elektrik në Siberi, përvjetori i parë i luftës në Gjeorgji, i pesti nga tragjedia e Beslanit dhe i nënti nga tragjedia e Kurskut (nuk dihet akoma përse tragjeditë Rusisë i ndodhin gjithmonë në verë...) të bëjnë të reflektosh mbi mënyrën ruse për të drejtuar krizat e ndryshme. Më emblematikja ka emrin Chernobyl, ku me 26 prill të 1986, në centralin e titulluar Vladimir Lenin, gjatë një test sigurie, një ngritje fuqie dhe të temperaturës së bërthamës ndezin një shpërthim katastrofik. Një re radioaktive del nga reaktori, duke bërë që të këtë një evakuacion të 336.000 personash. Re radioaktive mbërrijnë në të gjithë Evropën. Operatorët e parë të dërguar në vendngjarje janë të pajisur me matës Geiger dhe disa kundragaz tymi, ajo që duhej për një ambient ku rrezet ka një intensitet një miliardë herë më shumë se norma: por parulla është “niet problem!”
raporti zyrtar flet për 65 të vdekur të certifikuar dhe 4 mijë të tjerë për të vdekur në 80 vjetët në vazhdim, por këto të dhëna janë fort të kundërshtuara nga “Greenpeace” që për vdekjet bën llogaritë se për 70 vjet do të ketë 6 milionë.
Me 12 gusht Putin është me pushime në Detin e Zi. Në orën 11.30 në detin Barents, ka dy shpërthime në bordin e një nëndetëse atomike “kursk” dhe kontaktet me radio shkëputen. Të nesërmen relikti lokalizohet në fundin e detit dhe me 1 gusht ka disa tentative shpëtimi. Me 16 gusht, pra këtë ditë nga tragjedia, qeveria ruse, që deri në atë moment kishte një heshtje të plotë, kërkon ndihmën ndërkombëtare. Me 17 gusht regjistrohet deklarata e parë zyrtare e Putin, që vazhdon të qëndrojë me pushime dhe deklaron se Rusia ka gjithçka çfarë i duhet, një deklaratë indirekte e drejtuar Norvegjisë, që sapo ka ofrua një ndihmë . vetëm me 18 gusht, 6 ditë më vonë , Putin shkon në Moskë.
Mbrëmjen e 23 tetorit të 2002, gjatë aktit të dytë të spektaklit teatral “nord - ost”, në teatrin e gjendur në lagjen Dubrovka të Moskës, 42 pjesëtarët e një komande të kryesuar nga Movsar Barayev dhe i përbërë kryesisht nga gra hyn në teatër duke marrë peng gati 850 persona. Pengmarrësit kërcënojnë se do t’i vrasin pengjet nëse nuk do të paguhet një shumë e madhe. Kështu të paktën thonë autoritetet, por është një gënjeshtër. Një videokasetë i vjen një televizioni tregon motivin e vërtetë të sekuestrimit: prezenca e forcave ruse në Ceceni. Ja një pjesë nga mesazhi: “çdo vend ka të drejtë për fatin e vet. Rusia ia ka marrë këtë të drejtë Cecenisë dhe sot duam të marrim këto të drejta, që Allahu na i ka dhënë, në të njëjtën mënyrë që ia ka dhënë çdo kombi”...kemi vendosur të vdesim këtu, në Moskë. Dhe do të marrim me vetë qindra mëkatarë”.
Qeveria ruse, gjatë tratativave në të cilën merr pjesë edhe gazetarja Anna Politkovskaya, i ofron një mundësi terroristëve atë të largimit nga Rusia, duke evituar një tragjedi, por mëngjesin e 26 tetorit forcat speciale të shërbimit sekret FSB, ish KGB, mësyjnë drejt ndërtesës. Pengu Anna Andrianova, një korrespondente e “Moskovskaya Pravda”, telefonon drejtpërdrejt në radio “Jehona e Moskës” duke thënë se:“po na asfiksojnë!... kërkojmë që mos të na helmojnë...nëse mund të bëni diçka!qeveria jonë ka vendosur që asnjeri të mos dali i gjallë nga ky vend”. Në të vërtetë, në impiantin e ajrit e kondicionuar të ndërtesës lëshohet “Fentany” me qëllimin e “neutralizimin” si të terroristëve ashtu edhe të pengjeve. Gjatë hyrjes në teatër, ushtarët e ndërhyrjes së shpejtë qëllojnë një nga një sekuestruesit të trullosur nga gazi. Disa fotografi dramatike tregojnë një zinxhir grash
të veshura me percë të zezë të vendosura mbi kolltukët me një plumb në ballë. Përsa i përket metodës të përdor shpejt e shpejt, një nga pjesëtarët e komandës ndërhyrëse Alpha Group thotë përpara medieve:”po, kuptoj që është çnjerëzore, por kur kanë dy kilogramë tritol të lidhura secila në brez, nuk shoh asnjë alternativë tjetër për të bërë të parrezikshëm terroristët”.
Fillon si një ditë feste me 1 shtator të 2004 në Oshetinë e veriut, ditë e fillimit të shkollës. Atë ditë, si traditë, nxënësit veshin përparëset dhe çojnë lule mësueseve. Por në shkollën e tetëvjeçare në Beslan ndodh fundi i botës. Një komando terroriste cecene dhe arabe, 32 në total, midis tyre edhe gra, mësyjnë shkollën dhe marrin peng një numër të madh fëmijësh, prindërish dhe mësuesish: 1.200 të gjithë. Mësuesit shohin se terroristët e sotëm ishin po “ustallarët” dhe punëtorët që po rikonstruksion një pjesë të shkollës: ustallarë të rremë dhe punë të rrema, janë të vërteta vetëm dinamiti që kanë çuar në palestër dhe në magazinë, të vënë me kujdes ashtu siç kanë vënë armët. Putin edhe kësaj here është me pushime, por kësaj here hyn me shpejtësi në Moskë.
Me 2 shtator nisin negociatat me sekuestruesit, vijnë spetsnaz dhe Putin I flet popullit. Me 3 shtator plasin disa bomba, milicia lokale lëshon spetsnaz-t (që bëjnë të vdesin më shumë veta se terroristët) para-fillojnë ndërhyrjen pa e planifikuar. Në fund, pas kësaj ndërhyrje të forcave special, mbesin të vdekur të gjithë pengjet përveç njërit, i kapur I gjallë dhe gjysma e pengjeve 355 janë të vdekur, nga të cilët 20 të vrarë në vend nga terroristët dhe 355 të vdekur në faza të tjera të ndërhyrjes, SHBA të deklarojnë solidaritet me Rusinë, kurse BE, me presidencën e radhës së Holandës, pa asgjë të keqe I “kërkon shpjegime” Rusisë. Po, pra Rusisë, pra viktimë dhe jo terroristëve. Moska e indinjuar, deklaron “blasfeme” dhe të pajustifikuar hapin evropian të Holandës.
Dhe vijmë në luftën me Gjeorgjinë në gusht të 2008. Shkëndija nxitëse e luftës gjendet në Ballkan, kur me 17 shkurt Kosova deklaron pavarësinë dhe Rusia, që gjithmonë ka qenë kundër, kërcënon me skenarë apokaliptikë: “do të hapet kutia e Pandorës”. Me 16 prill Putin urdhërëron ministrat e tij që të fillojnë marrëdhëniet me pjesën rebele të republikave secesioniste te Oshetisë se jugut dhe Abkazisë. Drejtuesit e BE-së dhe të NATO-s deklarojnë se ka një “merak të madh për lëvizjet e Rusisë:. Me 20 prill gjuhet e “shtëna e parë” e krizës së radhës Kaukazike: një avion Mig -29 rus godet me raketë një avion pa pilot gjeorgjian në fluturim në Abkazi. Me 29 prill Rusia dërgon trupa në Abkazi për të përballuar “ një sulm të mundshëm gjeorgjian”, dhe në mes të qershorit tensionimet në të dy republikat separatist rriten. Me 8 korrik ja provokimi: katër avionë gjuajtës rus fluturojnë
mbi Oshetinë e jugut dhe Brenda kufirit ajror të Gjeorgjisë.. Pastaj kalojnë në konkretizimin: me 16 fillojnë disa sulme virtuale ruse ndaj internetit dhe kompjuterëve të Gjeorgjisë. Në gjysmën e dytë të korrikut Rusia fillon një stërvitje ushtarake (të quajtur “Kaukazi 2008) me 8.00 ushtarë në kufirin Gjeorgjian. Skenari ka si qëllim përgatitjen e një kundërpërgjigje të një sulmi Gjeorgjian kundër dy provincave separatiste. Ministria e jashtme gjeorgjiane proteston dhe denoncon një pushtim të mundshëm. A posteriori, stërvitja paska qenë prova e përgjithshme të saj që do të ndodhte me 8 gusht.
Me 1 gusht ndodhin disa përplasje midis trupave gjeorgjiane dhe milicëve të jug-oshetisë, me disa shkëmbime artilerie, që vazhdojnë në ditët në vazhdim, derisa me 7 gusht presidenti gjeorgjian Saakashvili i jepet provokacioneve, urdhëron një mobilizim të përgjithshëm të forcave gjeorgjiane dhe hyjnë në jug të Oshetisë. Me 8 gusht, kur e tërë bota po shikon hapjen e lojëra Olimpike të Pekinit, trupat Ruse lëshojnë një sulm të përqendruar kundër Gjeorgjisë është e parë ndërhyrje ushtarake ruse jashtë kufijve të saj që pas pushtimit të Afganistanit në 1979. duke u bërë kështu mbrojtës e sy provincave separatiste, pra Rusia po thotë se : “ çdo komb ka të drejtë për fatin e saj. Gjeorgjia i ka marrë Abkazisë dhe Oshetisë së jugut dhe sot ne po rivendosim të drejtën në vend, që zoti na e ka dhënë, në të njëjtën mënyrë të cilën ja ka dhënë vendeve të tjera”. Nuk e kishim dëgjuar këtë
frazë?
Në përfundim, Rusia gjatë dy mijëvjeçarëve ka pasur të bëjë me kriza ushtarake dhe civile, të pritura dhe të pa pritura. Nga njëherë ka pasur një sjellje që kanë nënvizuar disa sjellje shqetësuese në improvizim, në ashpërsi, në vetëlidhje, me dyshim, me mendjemadhësi dhe paragjykim, me një brutalitete stalinist që nuk ka vdekur kurrë, pra më e mira si e Rusisë “cariste” dhe asaj sovjetike, dhe nuk është kështu që përballohen kriza e mijëvjeçarit të 21.
Mënyra më e mirë për të përballuar krizën është parandalimi për të mos u verifikuar. Por kur ndodhi, mos të nxjerrin manovrat e KGB, por të kenë në bashkëpunim në kuadër të traktatit të këshillimit midis Rusisë dhe Nato-s, ajo e firmosur në “Praktikat e detit” e 2002. Zonat e një e bashkëpunimit të përbashkët, është mirë të rikujtojmë se “..lufta kundër terrorizmit, ë ballafaqimit të krizave, të kooperimit kundër zhvillimit të mëtejshëm të armëve atomike, kontrollet e armatimeve, mbrojtja e përbashkët e nga raketat, kërkim shpëtimi në det të hapur....” ja pse ato që kanë ndodhur në Chernobil, në detin e Barents, në teatrin Dubrovka, në shkollën e Beslan-it dhe në Kaukaz mund të ishin evituar.
...