Rusia: Dorëzohen 2 mijë ushtarë ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal

Rusia pretendon se 2 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azvostal në Mariupol. Ishte Ministri i Mbrojtjes ruse ai që bëri deklaratën, sipas Skynews. Ndërsa më datë 18 maj, Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se ishin dorëzuar 1 mijë luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.
Sakaq, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se deri në 1700 ushtarë ukrainas “ka të ngjarë të ishin dorëzuar”. Azovstal është një nga objektivat kyç për Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
/rtsh.al/