E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia: Evropës i duhet një marrëveshje paqësore pas Luftës së Ftohtë

Rusia deklaron se Evropës i duhet një marrëveshje paqësore pas Luftës së Ftohtë.Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë fjalimit në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, tha sot se shumë aleanca aktuale ende janë të orientuara nga betejat e Luftës së Ftohtë, por nuk ka specifikuar me emër ndonjë aleancë.

Zoti Lavrov tha se Rusia mbetet e gatshme për të diskutuar për programet e mbrojtjes raketore me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, Rusia vazhdon t`i kundërshtojë planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, për shkak të shqetësimeve se sistemi i tillë mund të dëmtojë arsenalin strategjik raketor të vjetruar të Rusisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›