Rusia: Hetim ndryshe për trafikimin e organeve në Kosovë

Rusia pritet ti ofrojë Serbisë një favor tjetër në raport me Kosovën. Shteti mik i Serbisë do të kërkojë nga OKB-ja një hetim ndryshe për trafikimin e organeve në Kosovë.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka thënë se Vladimir Putin i ka konfirmuar atij se Rusia do të kërkojë në OKB një mekanizëm te përshtatshëm për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë. Kjo deklaratë është dhënë në një televizion publik serb.
“Putin ka konfirmuar se Rusia do të avokojë fuqishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të formuar një mekanizëm adekuat për të hetuar trafikimin e organeve”, ka thënë Jeremic. Kërkesa e Serbisë për të filluar hetimin rreth trafikimit të organeve ka qenë edhe temë diskutimi me Putinin në Beograd.