Pacolli: 24 marsi i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës
24 Marsi 1999 ishte ngjarje e madhe historike e cila i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar presidenti Bexhet Pacolli.
“Me gjithë dhimbjet e mëdha që lufta i shkaktoi Kosovës, kjo ditë simbolizon kthesën e madhe për vendin tonë drejt rrugës së paqes dhe prosperitetit”.
“Ndërtimi i një shoqërie me vlera demokratike që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi ynë më i madh për SHBA-në, për shtetet e BE-së dhe miqtë tanë të tjerë ndërkombëtarë të cilët përkrahën Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Pacollit.