Takohen Klinton dhe Mbreti Abdullah për paqen në Lindjen e Mesme
Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah dhe sekretarja amerikane e shtetit u takuan ditën e marte që të diskutojnë për proçeset e paqes në Lindjen e Mesme. Më herët gjatë javës mbreti Abdullah u takua me presidentin amerikan Barak Obama i cili i shprehu ndihmesën e tij shtetit saudit për të filluar iniciativat si edhe përpjekjet e përbashkëta për rifillimin e negociatave për paqe në rajonin problematik të Lindjes së Mesme.
Shumë prej analistëve politikë pretendojnë se Arabia Saudite pretendon që të kthehet në një aktor shumë i rëndësishëm për negociatat e paqes mes shteteve të Izraelit dhe Palestinës. Në fillim të muajit korrik presidenti Obama do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Pritet që në mes dy liderëve të diskutohet jo vetëm për paqen në Lindje e Mesme por edhe për incidentin me anijen humanitare e cila po dërgonte ndihma për Gazën. Në sulmin e ushtrisë izraelite në fund të muajit të kaluar mbetën të vdekur 16 persona me shtetësi turke. Ky sulm shkaktoi një valë protestash si edhe incident të rëndë diplomatik mes Turqisë dhe shtetit izraelit.