SHBA-ja pranon ndihmën për pastrimin e naftës
70 ditë pas incidentit me pasoja fatale në platformën e naftës Deepëater Horizon të kompanisë gjigande British Petrolium, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë ndihmën e 12 vendeve për të bërë të mundur pastrimin nga ndotja e naftës e cila rrodhi nga pusi i naftës në gjirin e meksikës. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por ende nuk janë përcaktuar modalitetet e kësaj ndihme ndërkombëtare. Ndërkaq nuk janë bërë të ditur zyrtarisht as emrat e vendve që do të jenë pjesë e këtij misioni ndihme.
Kështu, kur kanë kaluar rreth dy muaj nga incidenti në pusin e naftës Deepwater Horizon të BP në Luiziana që shkaktoi katastrofën më të madhe ekologjike në historinë e SHBA-së, Uashingtoni dorëzohet duke hapur dyert për ndihmën e 12 partnerëve ndërkombëtarë. DASH thekson gjithashtu se do pranohen 22 ofertat nga 12 vende dhe organizata ndërkombëtare. Numri total i shteteve që i kishin ofruar ndihmë SHBA-së ishte 27.
Pas hapjes së portës së ndihmave pritet që të nisë një operacion i gjerë në terren për të pastruar sa më parë Gjirin e Meksikës.