Rama, ne Korce: Shqiperia ketu ku eshte, per faj te burrave Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ftoi dje nga Korca te gjitha grate te behen pjese e forumit te gruas socialiste, me premtimin se selia roze ka nje program ambicioz per to. Ndersa akuzoi se Shqiperia eshte ketu ku eshte per faj te burrave. Si nje nisme e nje grupi deputetesh socialiste, qellimi i ketij rrugetimi, i cili ka nisur me heret ne qytetin e Durresit dhe Shkodres, ka te beje me angazhimin e PS qe grate dhe vajzat te zene vendin qe u takon, sipas Rames, ne familjen e madhe politike socialiste. "Sepse une besoj me gjithe zemer qe Shqiperia eshte ketu ku eshte, domethene jo aty ku duhet te ishte per faj te burrave. Mund te shkoje aty ku duhet te shkoje per merite te grave", - vleresoi kreu socialist. Madje, sipas tij, nese ka nje rol qe burrat duhet te luajne ne kete faze historike per zhvillimin e vendit eshte qe t'u hapin rruge sa me shume grave dhe sa me shume vajzave qe te perfshihen ne jeten shoqerore, ne jeten publike dhe ne jeten politike. "Ne kemi nje program ambicioz, i cili e prek ne disa aspekte shume te rendesishme edhe mungesen e ekuilibrit gjinor ne Shqiperi dhe i cili adreson ne menyre te qarte nevojen per nje sere politikash te reja ne drejtim te gruas dhe te vajzes ne Shqiperi. Duke filluar qe nga femijet e te gjithe atyre grave qe jane te papuna. Madje, duke filluar qe tek shtatzenia ku ne besojme se asnje nene e re per shkak se eshte e papune dhe prandaj edhe e pasiguruar, nuk duhet lene pa perfituar nga leja e shtatzenise", - u shpreh Rama. Sipas tij, PS parashikon ne program edhe trajnimin e te gjithe nenave te reja qe jane te papuna per te mundur qe te gjejne nje pune. Por edhe angazhimin e grave dhe te vajzave ne administraten publike, ne menyre qe te mos kete diskriminim dhe ne menyre qe asnje grua dhe asnje vajze te mos ndjehet e pabarabarte ne kerkimin e nje vendi pune. "Jane shume ceshtje te hapura qe kerkojne nje force me veshtrim te gjere dhe mendje te hapur. Partia Socialiste eshte nje force e tille, por duke pasur edhe me shume gra edhe me shume vajza ne perberjen e saj Partia Socialiste do te jete edhe me shume nje force me mendje te hapur dhe me nje kendveshtrim shume me te gjere mbi shoqerine dhe mbi te ardhmen e saj", - shtoi kreu socialist. Sipas Rames, nese ka nje gje qe grate dhe vajzat duhet te bejne, eshte qe te perfitojne nga cdo mundesi dhe rruge per t'u perfshire, ne menyre qe zeri i tyre te degjohet me i forte dhe qe politika te beje gjithmone e me pak pa to dhe te jete gjithmone e me shume e influencuar prej tyre. "Ju mund ta beni kete mjafton qe ta besoni dhe keni bere gjysmen e rruges. Ju mbetet per te bere gjysma tjeter me kete besim dhe te gjitha se bashku. Sigurisht, bashke me ne qe nuk do mungojme per asnje moment t'ju japim te gjithe mbeshtetjen tone ne menyre qe ju te keni te gjithe hapesiren e duhur dhe nderkohe ne te marrim te gjithe perfitimin e nevojshem nga kontributi juaj ne funksion te nje Partie Socialiste qe duhet te jete ende me e hapur, ende me e emancipuar, ende me moderne dhe ende me e te gjitheve, pas asnje dallim gjinor, pa asnje dallim ne asnje nivel", - theksoi Rama.