Te pushkatuarit pa gjyq, gati lista per demshperblim
Brenda muajit korrik do te perfundoje trajtimi i kerkesave per kategorine vrasje pa gjyq per ish te denuarit politike. Sektori i ish te perndjekurve politike ne Ministrine e Drejtesise do te perfundoje po ashtu edhe ndryshimet e korrigjimet ne 22 listat e miratuara nga Keshilli i Ministrave. Drejtoresha e kabinetit te Ministrise se Drejtesise, Enkeledi Hajro, u shpreh dje per televizionin "ABC News" se prane kesaj ministrie jane regjistruar rreth 20.589 kerkesa te personave te interesuar. "Aktualisht, brenda ketij muaji presim qe te kaloje nje vendim i Keshillit te Ministrave, ku akordon vetem shperblimet per familjaret e te perndjekurve qe jane pushkatuar pa gjyq", - u shpreh Hajro. Sipas te dhenave zyrtare, behet fjale per rreth 2000 kerkesa qe i perkasin kategorise se viktimave te pushkatuara padrejtesisht, pa gjyqe gjate regjimit komunist. Nga ana tjeter, sipas saj, do te permiresohen e korrigjohen edhe gabime materiale ne lista te meparshme te ish te perndjekurve, ne menyre qe procesi te mbyllet nga ana ligjore. "Gjithashtu do te kaloje edhe nje vendim i Keshillit te Ministrave qe ka per qellim te ndryshojme disa te dhena te munguara, nga 22 lista te meparshme, qe jane thjesht po themi korrigjimesh te gabimeve materiale ne menyre qe procesi te mbyllet nga aspekti ligjor nga Ministria e Drejtesise, per sa i perket trajtimit te kerkesave per demshperblim", - shtoi drejtoresha e kabinetit ne Ministrine e Drejtesise. Rreth 2000 kerkesa i perkasin kategorise se viktimave te pushkatuara padrejtesisht pa gjyq, ndersa 11.000 emra jane te miratuara tashme. Hajro siguroi se sektori i ish te perndjekurve politike ne Ministrine e Drejtesise po punon intensivisht per te perfunduar shqyrtimin administrative te kerkesave duke percaktuar masen perfundimtare te demshperblimit per cdo ish te denuar politik gjate regjimit komunist. Me se fundmi perfitues kane qene te gjithe ish te denuarit politike qe kane moshen 65 vjec dhe qe jetojne. Sipas shifrave te bera publike kohe me pare nga Ministria e Drejtesise, behet fjale per rreth 11.000 te perndjekur mbi 65 vjec qe jetojne qe perfitojne kestin e dyte te demshperblimit. Sipas procedures se ndjekur, te paret qe marrin demshperblim jane te gjithe personat te mbetur gjalle mbi 65 vjec, sipas radhes kronologjike qe kane marre kestin e pare. Pasi te mbarojne keta qe jane mbi 65 vjec do te vazhdohet me pjesen tjeter, sipas radhes kronologjike qe kane marre kestin e pare.