E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Shqipëria, vend tranzit për drogën afgane

Ky paralajmërim vjen nga Drejtori i Shërbimit Federal të Kontrollit të Trafikut të Narkotikeve të Rusisë, Viktor Ivanov, i cili ka hamendësuar në lidhje me forcat paqeruajtëse që vendi ynë ka në Afganistan te cilët mund te tundohen për tu bere pjese e këtij trafiku e ta përfshijnë Shqipërinë mes 400 karteleve te narkotrafikeve që furnizojnë Evropën dhe Rusinë. “Kemi te bëjmë me një rrezik tjetër që trupat ushtarake që ndodhen në Afganistan, rrezikojnë të preken nga ky fenomen për tu bere korrierë të dërgesave të drogës nga Afganistani drejt Shqipërisë. Çmimi i heroinës blihet me 1000 dollarë në vendet afgane dhe shitet në Evrope me 150 mije dollarë.” Ivanov ka sqaruar se vendi ynë mbetet me i prekshmi nga ato të Ballkanit për tranzitin e heroinës nga Afganistani, duke shtuar se segmentet që përshkruajnë këto kartele kalojnë veçanërisht dhe në Shqipëri. “Ne e shohim territorin e Shqipërisë si një korridor tranzit për lenden narkotike për në Evrope”. Ndërkaq, jo vetëm që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, por Rusia lëshon akuza të drejtpërdrejta për kartele të fuqishme të drogës që ekzistojnë në shtetin e Kosovës. Kreu i antidrogës ruse, duke iu referuar raporteve të DASH dhe Interpolit, ka pohuar se ne Kosove po behet një eksport i drogës në rruge tokësore drejt vendeve të tjera të Evropës përfshirë Rusinë. “Disa grupe kriminale janë bërë kartele të fuqishme si p.sh. ‘Kamila’. Fitimi i saj në vit nga trafiku i paligjshëm i heroinës kap shifrën e 500 milion eurove.” Rusia nuk e ka përfshire Kosovën në bashkëpunimin me vendet e Ballkanit për luftën e përbashkët kundër drogave te paligjshme ne Evrope.
Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›