Hiqen barrikadat ne veri
Barrikada, e cila thuhet se ishte vendosur si shenje kundërshtimi nga serbet ndaj hetimeve lidhur me djegien e pikave kufitare është zhbllokuar, njoftoi zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter. Pa dhënë detaje për veprimet e mëtejshme te misionit ne veri ne rast te përkeqësimit te situatës, Vihter theksoi gatishmërinë e misionit për ta menaxhuar gjendjen e sigurisë atje. Rikthimi i barrikadave ne këtë zone erdhi pas përhapjes se lajmit se EULEX-i ka identifikuar vrasësin e policit te njësisë speciale te Kosovës, Enver Zymberi dhe përgatitjen e një aksioni për arrestimin e tij.