“Ringjallja e Fatos Nanos”
Withers deklaron se roli i ish-kryeministrit Fatos Nano në politikën shqiptare është debatuar gjerësisht, veçanërisht që nga rënia e tij nga posti i Kryeministrit dhe dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005. Marrja e kreut te PS nga Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës dukej e pazakonte në atë kohë, për njeriun qe njihej për lëvizjet ambicioze politike. Pasi përshkruan gjithë ecurinë politike te Nanos, momentin e dyshimte kur ai dha dorëheqjen ndonëse nuk dukej te kishte humbur pushtetin deri ne atë pike brenda partisë se tij, diplomati Withers e nis komentin personal nga momenti kur Nano i jep dorën publikisht Berishës, ngjarje kjo qe ndryshe nga sa priste vete Nano nuk u komentua si kthim triumfues ne politike. Ne letër Withers komenton kështu takimin: “Edhe pse takimi mund te ketë arritur një qellim afatshkurtër, fakti qe Berisha kërkon këshilla e mbështetje nga je njeri qe përflitet si me i korruptuari ne politiken shqiptare, njëkohësisht ish-rivali i tij me i ashpër, bie ere oportunizmi nga te dyja palët”. E zërat konspirative qe kane mbërritur edhe ne selinë amerikane ne Tirane flasin për një marrëveshje Berisha-Rama qe i hoqi nga duart presidencën Fatos Nanos. Por ka dhe zëra te tjerë qe mbështesin idenë se Nano është tërhequr nga politika për tu përqendruar vetëm te biznesi pra për te shtuar pasurinë personale pikërisht nëpërmjet lidhjeve politike dhe ekonomike qe ka fituar këto dekada. Sipas ambasadorit Withers ekziston edhe plani C sipas te cilit: Epoka Nano ka përfunduar, por jo përpjekjet e tij për te qëndruar brenda lojës.