E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarre ne te gjithë vendin

Kur situata po dilte jashtë kontrollit, drejtues te Shtabit te Emergjencave kërkuan ndërhyrjen e avionëve nga ajri për shuarjen e flakëve, por këto te fundit ishin angazhuar ne Morave te Devollit. Nisur nga mënyra e shpërndarjes se vatrave, ekspertet dyshojnë se behet fjale për zjarrvënie te qëllimshme. Një sipërfaqe e madhe me ullinj është përfshire nga flaket edhe ne komunën Strum. Ndërkohë, pas djegies se plantacioneve me ullinj, banoret e komunës Lapardha te Beratit kane dale ne protesta duke kërkuar dëmshpërblim. Ata pretendojnë se zjarri erdhi si pasoje djegies se mbeturinave ne mjediset e repartit ushtarak. Pas protestës se banoreve, drejtues te bujqësisë dhe ushqimit thonë se ka nisur verifikimi i dëmeve për te dëmshpërblyer banoret. Sipas eksperteve ne këtë zone janë shkrumbuar 2500 peme ulliri dhjetëra vjeçare. Katër persona akuzohen si zjarrvënës ne Pish Poro dhe Pyllin e Sodës ne Vlorë. Aleks Sallaku, 39 vjeç, Feim Kociaj, 46 vjeç, Rrapush Bushaj, 63 vjeç dhe Leonard Haskaj, 31 vjeç, janë nen akuze për shkatërrim te pronës me zjarr. Ne Pish Poro demi llogaritet ne 150 hektarë pisha te djegura, ndërsa ne shkalle qarku sipas Shtabit te Emergjencave sipërfaqja e përfshirë nga flaket shkon ne afro 2 mije hektarë.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›