E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia bashkëpunon me SHBA-në vetëm si “e barabartë”

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska “është gjithmonë e hapur” për bashkëpunim me Shtetet e Bashkaura, por vetëm në “aspektin e barazisë dhe mosndërhyrjes”.

Lavrov i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarët në Moskë, pas takimit me këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Thomas Donilon, transmeton Rel.

Lavrov ka përmendur Ligjin Magnitsky, me të cilin SHBA-ja sanksionon zyrtarët rusë që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas autoriteteve ruse, masa nuk iu kontribuon fare marrëdhënieve të mira SHBA-Rusi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›