Zhduken nga tregu gazetat të mos kuptohet për keqpërdorimet në Gjakovë

Një artikull i gazetës “Zëri” mbi tjetërsimin e 130 pronave publike në Gjakovë, ka bërë që numri i sotëm i gazetës “Zëri” në tregun e Gjakovës të zhduket plotësisht.
Në orët e para të mëngjesit të gjitha gazetat janë blerë duke mos lënë asnjë kopje të kësaj gazete, në mënyrë që informacioni të mos shpërndahet tek qytetarët.
“Tërë këto parregullsi dyshohet se janë bërë nga zyrtarë të lartë komunalë të Gjakovës e të ndihmuar edhe nga ndërmarrja e tashme “Fondi”, ose ish-ndërmarrja banesore BVI, të cilët kanë poseduar vulat e paraluftës dhe kanë vulosur së fundi kontrata kinse ato prona janë shitur para luftës”, thuhet në këtë artikull.
Për këtë kanë reaguar edhe forumi i të rinjve të Alenacës Kosoav e Re në Gjakovë. “Forumi Rinor i Degës së AKR-së me shqetësim të thellë ka ndjekur veprimet e ulta dhe jo njerëzore të Komunës së Gjakovës të cilat i ka ndërmarrë menjëherë pas publikimit të artikullit në Gazeten Zeri në lidhje me krimin që është bërë dhe vazhdohet të bëhet në lidhje me pronat e Komunës”, thuhet në reagimin e tyre./Indeksonline/