E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet kufoma e gjetur ne breg te detit

Durres - Identifikohet trupi i pajete i gjetur mengjesin e dy diteve me pare ne breg te detit Adriatik. Burimet zyrtare nga Policia e Durresit, thane se ai eshte Pirra Bala, 70 vjec, lindur ne Vlore dhe banues ne Durres. Ishin banoret e fshatit Kallm ne rrethin e Durresit qe kane gjetur ne mengjes, nje kufome te paidentifikuar dhe qe ishte rreth 60 vjec. Kufoma eshte e seksit mashkull dhe u gjend ne breg te detit. Banoret kane njoftuar policine ne lidhje me kete rast. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili kreu veprimet e para nga te cilat rezultoi se kufoma nuk kishte shenja te jashtme dhune dhe se vdekja e tij mendohej te ishte natyrale. Por policia tha se, vazhdon kryerja e ekzaminimeve te metejshme per percaktimin e sakte te shkakut te vdekjes te 70-vjecarit, qe nga banoret njihej si endacak. Ai eshte derguar ne drejtim te morgut te spitalit, ku do te analizohet nga specialistet. Hetimet i kane kaluar Prokurorise se Durresit.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›