Vdes ne pune emigranti shqiptar
Itali - Nje emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen, si pasoje e nje aksidenti ne pune. Lajmin e kane bere te ditur gjate dites se djeshme mediet italiane. Aksidenti ka ndodhur ne zonen e Spoltore te provinces se Peskares, ne kohen kur Gerald Meta ishte duke punuar. Viktima ishte duke cmontuar disa shtylla, kur eshte goditur nga krahu i nje vinci, qe i mbante shtyllat ne peshe me qellim qe te mos rrezoheshin ne toke. Mesohet se shqiptari Meta eshte 23 vjec dhe kishte disa kohe qe punonte ne kete zanat. Ka qene nje koleg i tij qe ka dhene menjehere alarmin per ngjarjen e rende. Por pavaresisht ndihmes mjekesore, emigranti nuk mundi te shpetoje. Sipas te dhenave, ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar ambulancat me mjeket, forcat zjarrfikese si dhe policia. Keta te fundit kane nisur hetimet me qellim per zbardhjen e plote te ngjarjes se rende. Dyshimet e para jane qe ky aksident i rende, te kete ndodhur per shkak te kushteve teknike te paplotesuar nga firma, e cila merrej me cmontimin e shtyllave. Mediat italiane ben te ditur se, rastet e vdekjeve ne pune jane shtuar shume kohet e fundit.
A. Cena
A. Cena